Blerim Uka

My blogs

Blogs I follow

About me

Gender Male
Industry Marketing
Occupation Administration
Location Montreal, Quebec, Canada
Introduction Jam me origjinë nga Malësia. Kam kryer studimet universitare në degën e administrimit të biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2008, pas studimeve, jam kthyer në Shqipëri. Një xhaxha i babait, sjell një argument se fisi jonë është në gjak, sipas Kanunit, me një familje tjetër qysh para sistemit komunist. Unë deklarohem haptaz se nuk dua të përfshihem në gjakmarrje dhe vendos të braktis familjen. Shkoj në Kanada dhe martohem me një shoqe që e kam njohur gjatë studimeve në Amerikë. Pas vdekjes së plakut nxitës të konfliktit, në fillim të shtatorit të vitit 2009, marr një letër nga babai me të cilin s’kisha folur qe një vit. Në atë letër babai më informon se e ka mbyllur “konfliktin” pa ndërhyrës siç kisha propozuar unë. Dy javë më vonë, në fund të shtatorit 2009, unë dhe bashkëshortja ime Sophie Savard-Uka shkojmë dhe e takojmë familjen në Shqipëri. Interesi im në këtë blog është të dikutohet për Kanunin : A është Kanuni i Lekë Dukagjinit përmbledhje ligjesh apo folklori? A merret si pretekst për të nxitur konflikte? A a favorizon ajo vepër (folklor ose ligje) psikologjinë e konflikteve?